Mbrëmje brutale në UFC – të dy luftëtarët kalojnë natën në spital

Sporte luftarake 29 Qershor 2020 10:54

Dustin Poirier mposhti Dan Hooker me vendim unanim të gjyqatarëve në UFC ESPN 12, transmeton Insporti.

Të dy luftëtarët fituan 50,000$ shtesë pasi meçi i tyre u shpall “Lufta e Natës”, sipas Steve Marrocco të “MMA Fighting”.

Dustin Poirieri, i renditur i treti në klasifikim të përgjithshme, u ndesh ndaj Dan Hooker, i cili është i pesti për 25 minuta luftë brutale në Oktagon.

Dustin Poirier

“The Diamond” konfirmoi në rrjetin social Instagram, se ai dhe Hooker do të kalonin natën në spital, me Porier që kishte syrin e majtë gati të mbyllur plotësisht nga goditjet e shumta.

Ishte kjo fitorja e 18-të për Dustin Poirier në histori të UFC-ës.

Khabib Nurmagomedov uroi këtë të fundit për ndeshjen e fituar duke e cilësuar si “një luftë fantastike”.  

Image may contain: one or more people, basketball court and shoes
Image may contain: one or more people and close-up

-->