Mbrëmjë e “zbehtë” në Anfield Road, Shaqiri vetëm si tifoz

Futboll 19 Shkurt 2019 22:59

Liverpool dhe Bayern Munich kanë barazuar pa gola në ndeshjen e parë të fazës 1/16 së Ligës së Kampionëve, në Anfield Road.

Rastet nga të dy skuadrat nuk munguan gjatë 90 minutave lojë, por asnjëra prej tyre nuk arriti të konkretizojë shanset e tyre me gol.

Rasti më i mirë për skuadrën nikoqire ishte gjatë pjesës së parë kur Sadio Mane tentoi nga afërsia, por goditja e tij përfundoi jashtë portës së Neuer.

Xherdan Shaqiri ishte në dispozicion në këtë takim vetëm nga pankina, por trajneri Jurgen Klopp zgjodhi për të mos shfrytëzuar atë as gjatë pjesës së dytë.

Ndeshja tjetër mes tyre zhvillohen në Allianz Arena më 13 mars