Mbreti ateron në Hollywood – shpërthen interneti (FOTO)

Basketboll 02 Korrik 2018 11:00

Lajmi sezacional për kalimin e LeBron James tek Los Angeles Lakers ka ka shpërthyer në internet dhe në rrjetet sociale. Në NBA është hapur dritarja e trasnferimeve për lojtarët që përfundojnë kontrata me klubet respektive të tyre, dhe jam të lirë në zgjedhin klubin se ku duan të vazhdojnë karrierën e tyre – kjo ndodh vetëm me super yjet e NBA.

LeBron James është pritur me fjalë të ngrohta nga ish lojtarët e NBA dhe gjithashtu legjendave tjera që jetojnë dhe veprojnë në L.A.

Lakers ka kohë që janë jashtë çdo skeme të NBA për të fituar titull, madje edhe për tu kualifikuar për “playoffs”. Me ardhjen e legjendës, Magic Johnson si president i punëvë të basketbollit të Lakers vitin e kaluar, është bërë e ditur se ekipi “vjollcë’e’verdhë” do të nisë të marrë seroizisht statusin në ligë. Kjo është dëshmuar me ardhjen e LeBron James që automatikisht i bën Lakers favorit për të fituar titullin “Larry O’brien”.

Me të ateruar në James në Hollywood, legjenda e Lakers, dhe njëri nga dy lojtarët që konsiderohet më i mirë në histori në NBA, Kobe Bryant, i ka uruar mirëseardhje në “familje”.

“Mirëserdhe në familje King James”.

Tjetër legjendë e basketbollit amerikan dhe Lakers e ka uruar Jamesin.

LeBron është uruar edhe nga kryetari i Los Angeles, Eric Garcetti.

“Lojtari më i mirë në botë vjen në ekipin më të mirë në botë. Mirë se erdhe në Lakers King James”,

“Jam i bindur që Lakers i gëzohen transferimit të LeBron dhe janë shumë afër për tu konsideruar favorit serioz për titull të NBA”, ka shkruar Kareem Abdul-Jabar.

James është pritur shumë mirë edhe nga të rinjtë Kyle Kuzma dhe Lonzo Ball, të cilët duke se mezi presin të luajnë me legjendën e basketbollit.

Lebronin e ka uruar edhe Ibrahimovic, i cili ka shkruar në rrjetet sociale: “L.A tani ka zot dhe mbret. Zlatani i uron mirëseardhje Jamesit”.

Lexo reagimet tjera:

 

 

-->