Mbreti debuton në LA

Basketboll 01 Tetor 2018 12:32

LeBron James ka debutuar për ekipin LA Lakers dhe ashtu siç pritej, ndeshja miqësore përgatitore e ekipit të tij me Denver Nuggets, nisi një valë të re të entuziazmit për Jamesin dhe ligën NBA në përgjithësi.

James luajti vetëm 15 minuta dhe atë në pjesën e parë, Lakersët humbën nga Denveri, por këto gjëra ishin pak të rëndësishme në krahasim me lajmet “kryesore” të ditës – si dukej LeBroni në uniformën e re, si dukej ekipi me të në përbërje, cili është koshi i tij i parë si lojtar i ekipit të ri dhe gjëra të ngjashme.

Për më shumë shikoni disa nga pamjet e ndeshjes së parë pas realizimit të një prej transfereve më të bujshme të kohëve të fundit në NBA.