“Mbreti i budallallëkut”, ish-numri një i tenisit kështu e përshkruan Djokovicin e pa vaksinuar

Ish-numri 1 i botës, Marcelo Rios e ka etiketuar Novak Gjokoviçin si ‘mbretin e budallallëkut për shkak të qëndrimit të tij ndaj vaksinimit për COVID-19.
Tenisti serb dështoi të merrte pjesë Australian Open në janar pasi qeveria ia hoqi vizën për herë të dytë për shkak të statusit të tij të vaksinimit dhe e përjashtoi nga vendi i tyre.
Sa i përket këtij viti, Gjokoviç u paraqit vetëm në një turne – pasi kishte luajtur vetëm tre ndeshje në një event në Dubai në shkurt.
Mungesa e serbit nuk u ndej fare në Australian Open, pasi edhe ashtu Rafael Nadal ishte ylli i turneut – i cili fitoi titullin e tij të 21-të Grand Slamit në Melbourne Park.
Rios, i cili ishte nënkampion i Australian Open në vitin 2008, është i shqetësuar se persona si Gjokoviç mund të shfaqin edhe te personat e tjera veprimet e idiotësisë.
Duke folur për gazetën La Tercera , Rios tha: “Është marrëzi, ai do të heqë dorë nga gara dhe nuk do të jetë më i miri në histori për shkak të vaksinimit që është i realizuar nga të gjithë”.