‘Mbreti’ Nadal e mposht Thiemin – triumfon sërish në Roland Garros

Tenis 09 Qershor 2019 18:32

Rafael Nadal ka mundur Dominic Thiemin në finalen e Roland Garrosit dhe është bërë tenisti i parë që fiton 12 tituj në një Grand Slam.

Kjo finale ishte një përsëritje e finales së vitit të kaluar, por këtë herë spanjollit i është dashur një set më shumë për ta mposhtur austriakun, në ndeshjen e cila zgjati tre orë në fushën ‘Philippe Chatrier’, transmeton Insporti

Nadali e fitoi pa shumë probleme setin e parë, që u mbyll 6-3 në favor të tij, por Thiemi reagoi në të dytin, duke arritur ta fitojë atë 7-5.

Në setin e radhës Nadali u tregua i papërmbajtshëm, ashtu si në të katërtin, duke i fituar 6-1 të dyja setet.

Ky ishte Grand Slami i tij i 18-të dhe titulli i 12-të në Roland Garros, duke e konfirmuar edhe një herë si ‘mbretin’ e fushave me dhe. /Insporti.com/