Mbrojtësi grek i Arsenalit komenton veprimin e Xhakës

Futboll 28 Tetor 2019 11:03

Sokratis Papastathopoulos e ka pranuar se Granit Xhaka gaboi me veprimin e tij ndaj tifozëve të Arsenalit, në ndeshjen me Crystal Palace që përfundoi baras me rezultatin 2:2, transmeton Insporti.com.

Kapiteni i Arsenalit, Xhaka u zëvendësua në minutën e 61-të por ai u fërshëllye nga tifozët para se ai të largonte fanellën dhe të futej në tunel.

Mbrojtësi grek i Arsenalit, Sokratis mendon se Xhaka është dashur të kontrollojë më mirë emocionet. “Sigurisht, se Graniti është kapiteni ynë. Mendojë se veprimi i tij ishte i gabuar. Por, unë gjithashtu mendojë se çfarëdo që ndodhë ne humbasim si një familje, ditën e ardhshme ne jemi bashkë, nuk kam çfarë të them më për këtë rast”, deklaroi greku për mikrofonin e Sky Sports.

Granit Xhaka hit back at booing Arsenal fans as he left the pitch against Crystal Palace

 

Pas ndeshjes, ky veprim i Xhakës ka ngjalluar reagime të shumtë në rrjete sociale duke nxitur debate se a duhet t’i largohet shiriti i kapitenit.

Trajneri spanjoll i Arsenalit, Unay Emery pas ndeshjes deklaroi se vendimi për Xhakën do të merret pas bisedës me të dhe së bashku me klubin do të vendosin. /Insporti.com/

-->