Mbrojtësi i Ballkanit reagon ashpër: Treshja e gjyqtarëve në ndeshjen e sotme nuk ishin të duhurit, referimi ishte skandaloz

Futboll 20 Tetor 2019 23:05

Mbrojtësi i FC Ballkanit, Besnik Krasniqi është shprehur tejet i pa kënaqur me ndarjen e drejtësisë në derbin e xhiros së dhjetë mes Ballkanit dhe Dritës, shkruan Insporti.com.

Krasniqi ka deklaruar se gjyqtari i ndeshjes, Besfort Kasumi nuk ka qenë i duhuri për këtë derbi. “Referim skandaloz, në minutën e pestë pësuam një gol nga pozita jashtë loje. Gjatë gjithë lojës Drita ka qenë e favorizuar. Referimi ka qenë skandaloz. Kjo treshe e gjyqtarëve nuk është dashur të jetë për lojë, pasi ka qenë shumë ngarkesë, ishte ndeshje shumë e rëndësishme për të dy skuadra”, ka thënë Krasniqi në emisionin “2me1”, transmeton Insporti.com.

Gjyqtarë në këtë ndeshje ishin: Besfort Kasumi, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Visar Kastrati.

Drita e fitoi derbin e xhiros së dhjetë ndaj Ballkanit me rezultat 2:0. Në këtë ndeshje ishin tre kartonë të kuq, dy për Ballkanin dhe një për Dritën.

Edmond Turku dhe trajneri Ismet Munishi nga ana e Ballkanit, ndërsa nga Drita u përjashtua mbrojtësi Liridon Leci. /Insporti.com/

-->