Mbrojtësi i Barcelonës tallet keq me yllin e Real Madridit: “Do ta fitoni Topin e Artë?”

Futboll 21 Mars 2022 21:35

Eric Garcia është tallur keq me yllin e Real Madridit, Vinicius Junior gjatë të dielës mbrëma në El Classicon e fituar nga Barcelona 0-4 ndaj “mbretërve”.

Vinicius Jnr ka pasur një sezon fantastik në Bernabeu këtë sezon, duke shënuar 17 gola në të gjitha garat për skuadrën e Carlo Ancelottit, përcjell Demokracia.com.

Megjithatë, ai nuk arriti të shkëlqejë kundër Barcelonës në paraqitjen e tij të fundit dhe Garcia e bëri të qartë se nuk ishte i impresionuar nga i riu.

Pasi Vinicius Jr u rrëzua nga një dyluftim me Adama Traore në krahun e fushës, ndërkohë që Garcia ironizoi me sulmuesin brazilian dhe bërtiti me një ton të lartë: “Do ta fitosh Topin e Artë sezonin e ardhshëm?! Topi i Artë?”.

-->