Mbrojtësi i Chelseat bën driblimin e javës – pamje

Futboll 05 Janar 2020 17:59

Chelsea ka fituar lehtësisht kundër Nothinhgam Forest (2-0), ndeshje kjo e vlefshme për FA Cup.

Golat për ‘Blutë’ i shënuan Hudson-Odoi dhe Ross Barkley. Kurse, futbollisti i Chelseat, Reece James, ka dhuruar spektakël në këtë ndeshje.

Mbrojtësi i talentuar ishte sërish startues te londinezët.

Gjatë një aksioni, 20-vjeçari tregoi klasin e tij duke ia ‘humbur’ topin para syve dy futbollistëve të Notinighamit.

Më poshtë mund ta shikoni momentin në fjalë:

-->