Mbrojtësi i Man Cityt vjen me “shpëtimin” e vitit

Futboll 04 Gusht 2019 18:01

Kyle Walker është bërë heroi i Manchester Cityt.

Në ndeshjen ndërmjet Cityt e Liverpoolit në kuadër të Superkupës së Anglisë, mbrojtësi i djathtë e ka shpëtuar ekipin e Guardiolas nga humbja e sigurt, shkruan Insporti

Kur po luhej minuta e fundit e kohës shtesë, Salah gjuajti topin me kokë drejt portës së zbrazët, por Walker me shpejtësi erdhi nga prapa, për ta larguar më pas topin derisa ishte pothuajse mbi vijën e portës.

Kjo ndëhyrje në rrjete sociale po cilësohet si “ndërhyrja e vitit”. /Insporti.com/