Mbrojtësi i Përfaqësuese së Kosovës bëhet me skuadër të re

Futboll 19 Tetor 2019 08:15

Ish mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Jetmir Krasniqi ka nënshkruar kontratën me klubin e Schaffhausen deri në dhjetor të këtij viti me mundësi rinovimi.

Krasniqi që e ka një paraqitje me Kosovës ndaj Shqipërisë në maj të vitit të shkuar, edicionin e fundit ishte pjesë e klubit rumun Voluntari.

“Pavarësisht se është vetëm 24 vjeç, lojtari i ri i FC Schaffhausen, Jetmir Krasniqi ka mjaftë përvojë dhe mund të luajë në mbrojtje dhe në mesfushë”.

“I lindur në Kosovë në 1 janar 1995, djaloshi me rrënjë kosovare e ka filluar futbollin në Stade Nyonnais përpara se Krasniqi të bënte kërcimin në sezonin 2014/15 në ekipin e Lausanne-Sport”, shkruan skuadra e Schaffhausen.

-->