Mbrojtësi i PSG del në protesta në kuadër të “Black Lives Matter”

Futboll 03 Qershor 2020 14:49

Adama Traore ishte 24 vjeç kur u arrestua ndërsa po hipte në biçikletë me vëllain e tij në vitin 2016.

Ai vdiq në një stacion të policisë në periferi të Parisit, duke bërë që prindërit e tij të paraqisnin një ankesë për vdekje me shkas.

Pas tre raporteve të mëparshme që u përpoqën të fshehnin vdekjen e tij përmes ‘sëmundjes së zemrës ose infeksionit’, një raport mjekësor-gjyqësor të martën përfundimisht konfirmoi se vdekja e Traore ishte shkaktuar nga asfiksimi.

Ky vendim, i dhënë në të njëjtën javë në të cilën protestat dhe trazirat vazhdojnë në të gjithë Shtetet e Bashkuara pas vdekjes së George Floyd, rezultoi që mbi 20 mijë njerëz të dilnin në rrugët në Paris, mes tyre Kurzawa.

-->