Mbrojtësi i Rusisë: “Suarezin e kafshoj, Salahn e ndali sikur Ramos”

Futboll 11 Qershor 2018 12:34

Përfaqësuesja e Rusisë, që është edhe nikoqire e këtij Kampionati Botëror, është pjesë e grupit A, bashkë me Uruguain, Egjiptin dhe Arabinë Saudite.

Në këtë grup në letër favorizohen Uruguai që udhëhiqet nga sulmuesi i Barcelonë, Luis Suarez, mirëpo pavarësisht kësaj, Rusia nuk duket aspak e frikësuar nga latinët, madje përkundrazi ata duket se kanë edhe “planin B”, di t’i ndalin disa prej futbollistëve të Uruguait.

Mbrojtësi i Spartak Moskës dhe kombëtares së Rusisë, Ilya Kutepov, ka deklaruar lidhur me rrezikun që mund t’i vjen nga Suarez.

“Frikë nga Suarez? Absolutisht jo, aspak. Madje nëse do të jetë e nevojshme, do ta kafshoj unë Suarez”, tha mbrojtësi rus, Kutepov.

Përveç me Suarez dhe Uruguain, rusët do të përballen në grup edhe me Egjiptin dhe lojtarin e tyre më të mirë, Mohamed Salah, i cili besohet se do të rikuperohet dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Rusisë, që luhet më 19 qershor.

Ilya Kutepov është shprehur se shpreson që Salah do të luajë, pasi rritet niveli i futbollit, por thotë se edhe për të ndalur Salah e ka një plan.

“Unë shpresoj që ai të luajë kundër nesh, sepse është një kampion dhe e rrit nivelin e futbollit. A kam frikë të përballem me të? Jo, sepse Ramos na e tregoi një mënyrë sesi mund ta ndalim”, ka thënë me shaka mbrojtësi rus. /Insporti.com

-->