Mbrojtësi kosovar ftohet nga Watfordi

Kombëtarja 18 Qershor 2020 16:56

Një talent i së ardhmes për përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

I gjatë 1.94 cm, i fuqishëm, i shpejtë dhe mbi të gjitha intelegjent, pikërisht veti të cilat i duhet një qendërmbrojtësi modern, e pa dyshim se këto elemete të rëndësishme i Andi Janjeva

Reprezentuesi U-19 i Kosovës, ka fascionuar edhe vet përzgjedhësin Ramiz Krasniqi me përgatitjen që ka lojtari i skuadrës Watford. Deri tash Andi ka qenë pjesë e Watford U-23, ku ushtroj dhe luajti si kapiten, ndërsa nga dita e enjte (dje), ai i është bashkuar skuadrës së parë të Premier League.

Mirëpo, tregimi për Andin e ka edhe një histori interesante që së paku ai dhe babai i tij janë falënderues. Fjala është për Hivzi Ahmetin, trajnerin e futbollit i cili punon me shumë futbollistë të rinj me mënyrat më të përsosura dhe moderne të futobllit, me çka u nda shumë i kënaqur Andi Janjeva jashtëzakonisht shumë, si dhe të gjithë ata që ia besojmë punën Hivziut.

Sa herë që Janjeva vjen në Kosovë, së pari takohet dhe fillon stërvitjet individuale me Hivziun që nga mëngjesi, e më pas mund të mendoj për gjëra tjera, pasi edhe vet futbollisti kosovar e di se punën që e bënë me Ahmetin është e kohës dhe e njëjtë me ato që i bënë edhe në klubin anglez.

Redaksia jonë i dëshiron Andit fat dhe suksese të mëdha në Premier League me skuadrën Watford, e pse jo, shumë shpejtë edhe në një klub më të madh, e posaqërisht paraqitjet sa më të shpejt që është e mundur edhe në përfaqësuesen A të Kosovës.

-->