Mbrojtësi i Lazio-s ka synim Premier League

Futboll 21 Shkurt 2018 07:58

Gjatë këtyre ditëve u bë e ditur nga drejtori sportiv i ekipit të Lazio-s, Igli Tare, se skuadra nga kryeqyteti italian, nuk kishte arritur marrëveshje me qendër mbrojtësin holandez, Stefan de Vrij.

De Vrij po ashtu konfirmoi se ka vendosur që në fund të këtij sezoni të largohet nga Lazio, pasi kërkon sfida të reja. Me të dëgjuar këtë informatë, klube të ndryshme u vunë në alarm, e deri diku më e zëshmja ishte skuadra tjetër italian, ajo e Inter.

Megjithatë, bëhet e ditur se holandezi 26 vjeçar ka një synim tjetër, i cili është jashtë Serie A.
Sipas shtypit anglez, De Vrij dëshiron transferimin në Premier League, e më saktësisht te skuadra e Manchester United.

Në anën tjetër, në Itali tashmë thuhet se bisedimet në mes De Vrij dhe “Djajve të Kuq” veçse kanë filluar, e që ky mund të jetë edhe një fakt, pasi trajneri i United është në kërkim të një mbrojtësi tash e një kohë.
Ndoshta pikërisht kjo mundësi e shfaqur për ta, kur edhe holandezi e ka dëshirë transferimin tek Manchester United, mund të jetë një moment për ta shfrytëzuar nga të dyja palët. /Insporti.com

-->