Mbrojti titullin kundër francezit, Marku bën njoftimin e rëndësishëm

Sporte të tjera 21 Nëntor 2021 18:10

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka vazhduar me fitore në peshat e lehta. Marku arriti fitore me vendim unanim të gjyqtarëve përballë boksierit Jorick Luisetton.

Prej fillimit të meçit, boksieri shqiptar kishte dominimin dhe nuk lejoi befasi deri në fund të meçit, ndonëse nuk arriti të fitonte me nokaut.

Ndërkohë, boksieri shqiptar nuk ka ngurruar të bëjë një postim në rrjetet sociale pas kësaj fitore, duke falënderuar të gjithë, teksa premtoi ndeshje më të mëdha vitin tjetër.

“Faleminderit Zotit për çdo gjë. Faleminderit të gjithë ju që ishit sot prezent. Edhe të gjithë që më keni ndjekur Live neper televizione. Jam munduar prej raundit të parë për Knockout por nuk erdhi. Rëndësi ka fitorja tani do mar pak kohë pushim me familjen dhe nga viti tjetër do kemi ndeshje te mëdha. Ju falenderoj nga zemra të gjithve pr perkrahjen”, shkroi Marku në rrjetet e tij sociale.

Kështu, Marku mbetet i pamposhtur, që prej 11 meçeve ka 10 fitore dhe vetëm një barazim.

-->