Mbrojti titullin kundër francezit, Marku bën njoftimin e rëndësishëm

Sporte të tjera 21 Nëntor 2021 09:10

Boksieri shqiptar, Florian Marku mori një tjetër fitore fantastike mbrëmë, shkruan Insporti.

Ai mposhti francezin Jorick Luisettos, duke e mbrojtur titullin si kampion bote në kategorinë IBF.

Pak pas ndeshjes, Marku ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke thënë se u mundua që në raundin e parë për “Knockout” por që nuk u bë e mundur.

Më tej Marku thekson se për këtë vit kjo ishte ndeshja e fundit për të, pasi do t’i përkushtohet familjes, për tu rikthyer sërish vitin e ardhshëm .

Deklarata e Markut:

Deklarata e Markut:

FALEMINDERIT ZOTIT PER CDO GJE . Faleminderit te gjith ju qe ishit sot prezent 🇦🇱👐🏻Edhe te gjith qe mkeni ndjek Live neper 📺 jam munduar prej raundit tpar per Knockout Por nuk erdhi. Renci ka fitorja tani do mar pak kohe pushim me familien, dhe nga viti tjeter do kemi ndeshje te medhaja.Ju falenderoj nga zemra te gjithve per perkrahjen ☝🏻☝🏻

-->