Mbrojtja e Liverpoolit në ‘gjumë’ – Napoli shënon dy gola të bukur

Futboll 28 Korrik 2019 18:36

Napoli i ka shënuar dy gola të bukur Liverpoolit, në ndeshjen miqësore që po zhvillohet në Edinburg të Skocisë.

Skuadra italiane ka realizuar dy herë brenda pak minutave, duke e zhfrytëzuar hutinë në mbrojtjen e Liverpoolit, transmeton Insporti

Për epërsinë 1:0 nga jashtë zonës realizoi Lorenzo Insigne në minutën e 17-të, kurse, për 2:0 realizoi Arkadiusz Milik nga brenda zonës së Liverpoolit.