Mbyllen 45 minutat e parë të takimit Kosova – Estonia, ja rezultati momental

Kombëtarja 18 Shtator 2020 18:59

Kombëtarja e Kosovës në futboll për femra është duke zhvilluar takimin ndaj Estonisë në kualfikimet e Kampionatit Evropian, shkruan Insporti.

Kombëtarja e Kosovës për këtë takimi është dashur të përdor vetëm futbolliste që luajnë në kampionatin vendor për shkak të rregullave të karantinimit për shkak të koronavirusit në vendet evropiane.

Është mbyllur pjesa e parë në “Fadil Vokrri”, ku Kosova është duke udhëhequr 2-0 ndaj Estonisë fal dy golave të Kaltrina Bickaj.

Kosova ka shënuar gol në minutën e 6-të, ku Biçkaj ka mposhtur Kork pas një asistimi fantastik nga Erleta Mehmeti.

Vashat tona kanë shënuar edhe golin e dytë, ku pas një kundërsulmi fantastik të Erleta Mehmetit, Kaltrina Bickaj ka shënuar në portën bosh teksa po luhet minuta e 28-të e takimit.

Selektorja e Kosovës, Afërdita Fazlija ka përpiluar këtë formacion:

Kujtojmë që Kosova ndodhet në pozitën e katërt të grupit A me 6 pikë, pesë më shumë se Estonia që renditet në një pozitë më poshtë.

-->