Mbyllen dy ndeshjet e Superligës, u regjistruan këto rezultate

Futboll 29 Mars 2019 16:02

Janë mbyllur dy ndeshjet e parapara të zhvilloheshin të premten, në kuadër të javës së 24-t të Superligës së Kosovës në futboll.

Drita e ka mposhtur si mysafire Ferizajn, më rezultat 2-1, duke arritur të përmbys epërsinë e vendësve nga pjesa e parë, transmeton Insporti.

Fillimisht, Qëndrim Dautaj shënoi në minutën e 26-të për të kaluar Ferizajn në avantazh, por golat nga Kyrian Nwabueze (54′) dhe Xhevdet Shabani (90+), ia siguruan fitoren Dritës.

Në përballjen tjetër, Liria-Llapi, llapianët triumfuan bindshëm, 4-0.

Ahmed Januzi (36′, 77′), Remzifaik Selmani (80′) dhe Hamdi Namani (84′) ia siguruan pikët e plota Llapit.

Pas këtyre fitoreve, Llapi ngritet në pozitën e dytë me 51 pikë, ndërsa Drita në të katërtën me 41 pikë.

Sa i përket humbësve, Ferizaj mbetet në pozitën e 10-të me 25 pikë, ndërsa Liria në të parafundit me vetëm 24 pikë. /Insporti.com/

-->