Mbyllen dy takimet e sotme në Superligë, ja rezultatet përfundimtare

Superliga e Kosovës ka vazhduar me ndeshjet e javës së 14-të, shkruan Insporti.
Arbëria do të ndeshet me Gjilanin në takimin që fillon nga ora 13:30. Vendasit e nisën mirë sezonin por tani janë duke ngecur në pjesën e poshtme të tabelës.
Gjilani ndërkohë gjendet në pozitën e tretë me 23 pikë të grumbulluara nga 13 xhiro në kampionat.
Drita është nikoqire e Feronikelit në takimin që nis poashtu në ora 13:00, me “Intelektualët” që kërkojnë fitore për të mbajtur hapin në krye të tabelës me Ballkanin.
DRITA 1–1 FERONIKELI
Alidema ka barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 79-të të takimit
Mbyllet pjesa e parë
40′ Gol, Feronikeli shtangë Dritën
Formacionet zyrtare:
Drita: Rexhepi, Brdarovski, Limani, Cuculi, Blakqori, Vucaj, Namani, Xh.Shabani, Fazliu, Ajzeraj, Rexha
Feronikeli: Avdyli, Dabiqaj, Thaqi, Hoti, Malaj, Bojku, Maliqi, Pllana, Balde, Hoxha, Simonovski

ARBËRIA 1–0 GJILANI
Egzon Bilalli kalon Arbërinë në epërsi në minutën e 72-të të takimit.
Mbyllet pjesa e parë
Formacionet zyrtare:
Arbëria: Kaçiu, Arrabal, Bahtiri, Llugiqi, Avdulli, Kryeziu, Ibrahimi, Bruqi, Bilalli, Shaqiri, Pira.
Gjilani: Koliçi, Frashëri, Fustar, Veliu, Ferreira, Aziz, Useini, Hila, Progni, Hajdari, Nikac