Mbyllen ndeshjet e Kupës: Këto janë rezultatet

Futboll 10 Shkurt 2019 14:55

Vëllaznimi ka mposhtur Dritën për të kaluar në gjysmë-finale të Kupës së Kosovës.

Gjakovarët triumfuan me rezultat minimal, 1-0, në një përballje e cila u përshkua me shumë tensione dhe momente kundërthënëse, shkruan Insporti.

Golin e vetëm në takim e shënoi Tun Bardhoku, i cili lansoi një goditje të fuqishme nga distanca, tre minuta para përfundimit të takimit, duke e gjetur rrugën e golit.

Duhet cekur se në pjesën e dytë, Ismet Munishi u përjashtua nga gjyqtari kryesor, Alban Shala, për shkak të protestave të vazhdueshme.

Takimi u përshkua nga aq shumë ndërprerje, sa që në fund – si rrallëherë – pati lojë shtesë nëntë-minutëshe, por gola të tjerë nuk u shënuan.

Përballja tjetër, mes Kikës dhe Ballkanit përfundoi pa gola dhe ndeshja ka shkuar në vazhdime.

Nëse nuk ka gola përsëri, fatin e takimit e vendosin penalltitë. /Insporti.com/

-->