Mbyllen ndeshjet e Kupës – këto skuadra kalojnë në çerekfinale

Futboll 08 Dhjetor 2019 12:49

Janë mësuar edhe katër emrat e tjerë të skuadrave çerekfinaliste në DigitAlb Kupën e Kosovës.

Skuadrat e Superligës u sfiduan nga ato të Ligës së Parë.

Vushtrria triumfoi ndaj Trepçës në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës me rezultatin 4:2.

Prishtina me vështirësi mposhti Arbërin minimalisht 1:0.

Gjilani deklasoi 2 Korrikun 6:1, derisa Liria fitoi 1:0 ndaj Ferizajt.

Feronikeli, Ballkani, Drenica dhe Dukagjini janë katër skuadrat e para që kanë siguruar kualifikimin tutje për në 1/4 e finales.

Arbëria – Prishtina 0-1

Përfundon ndeshja

90′ Alban Shillova (Pri) gjuan jo shumë fuqishëm, duke e dërguar topin pranë portës.

76′ Kreshnik Bahitiri (Arb) gjuan nga ndërprerja, por traversa ia mohon golin.

47′ Labinot Ibrahimi (Pri) ‘shkarkon’ të djathtën e tij, por pret portieri Armend Miftari.

Starton pjesa e dytë!

Përfundon pjesa e parë

40′ Kreshnik Bahtiri (Arb) gjuan bukur, por shtylla ia mohon golin.

 37′ Qlirim Kashtanjeva (Arb) gjendet bukur brenda zonës, por goditjen e tij e pret Englant Haxho.

31′ Ardit Hila (Pri) gjuan brenda zonës, por pret ‘gardiani’ Armend Miftari.

28′ Gol – Meriton Korenica (Pri) ka realizuar nga penaltia, 1-0.

13′ Ahmed Januzi (Pri) realizon brenda zonës, por që goli anulohet nga gjyqtari kryesor Shpëtim Murtezi e ka anuluar atë me pretekstin e pozitës jashtë loje

03′ Armend Thaqi (Pri) gjendet i vetëm me ‘gardianin’ Armend Miftari, i cili e pret goditjen e tij.

Ka nisur ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Arbëria: Miftari, L.Gashi, Selimi, A.Gashi, Gërbeshi, Avdyli, Bahtiri, Qeli, Kashtanjeva, Kryeziu, Llugiqi. Kryetrajner: Nuhi Bahtiri

Prishtina: Haxho, Thaqi, Ibrahimi, Miftaraj, Bekteshi, Bardhoku, Boshnjaku, Hila, Krasniqi, Korenica, Januzi. Kryetrajner: Armend Dallku

Gjyqtarë: Shpëtim Murtezi, Fatlum Jashari, Faton Jakupi, Valbon Hoxha

Stadiumi: “Fadil Vokrri” – Prishtinë

Gjilani – 2 Korriku 6-1

Përfundon ndeshja

65′ Gol – Qëndrim Dautaj (Gjil) ka realizuar pas asistimit të Fiton Hajdarit, 6-1.

48′ Fiton Hajdari (Gjil) gjuan mbi portë.

Starton pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë

45′ Gol – Gerhard Progni (Gjil) shpërdoron një gabim të ‘gardianit’ Bislimi dhe realizon për 5-1.

40′ Gol – Tomislav Busiç (Gjil) e shfrytëzon në maksimum një pasim të Franc Veliut duke e dërguar topin drejt rrjetës për 4-1.

 35′ Gol – Tomislav Busiç (Gjil) e dërgon në rrjetë një pasim të bukur të Fiton Hajdarit, 3-1.

22′ Gol – Fjoart Jonuzi (Gjil) realizon pasi u shërbye bukur nga Fiton Hajdari për ta rikthyer epërsinë e vendasve, 2-1.

⚽ 18′ Gol – Arbnor Shala (2 Korriku) pas një solo depërtimi ka gjuajtur bukur dhe ka realizuar për 1-1.

07′ Gol – Fiton Hajdari (Gjil) realizon pasi u shërbye bukur nga Gerhard Progni, 1-0.

01′ Tomislav Busiç (Gjil) gjuan me roveshatë, por jashtë portës.

Ka nisur ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Ruçi, Kastrati, Veliu, Kqiku, Ferreira, Keita Aziz, Dautaj, Jonuzi, Progni, Hajdari, Busiç.Kryetrajner: Gentjan Mezani

2 Korriku: Bislimi, Rama, Salihu, J.Stublla, A.Stublla, Uruqi, Sejdiu, Shala, Baholli, Aliu, Statovci.  Kryetrajner: Naim Kodraliu

Gjyqtarë: Fatmir Tahiri, Elvis Bicaj, Visar Kelmendi, Gramos Shala

Stadiumi: “I Qytetit” – Gjilan

Liria – Ferizaj 1-0

Përfundon ndeshja

90+3′ Dardan Jashari (Fer) ndëshkohet me karton të kuq!

90+2′ Viktor Kuka (Fer) ndëshkohet me karton të kuq!

68′ Taulant Dajaku (Fer) gjuan me kokë, por pret në dy kohë Drilon Hodaj.

Starton pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë

37′ Dardan Çerkini (Fer) gjuan drejt portës, por pret Drilon Hodaj.

28′ Gol – Jasmin Muhovic (Lir) realizon nga penaltia, 1-0.

10′ Fitim Susuri (Lir) gjuan jashtë portës nga largësia.

Ka nisur ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Liria: Hodaj, Bytyqi, Thaqi, Rexhaj, Lila, Susuri, Tafili, Gjini, Shala, Muhoviq, Kadriu. Kryetrajner: Kryetrajner: Gëzim Hoda.

Ferizaj: Kaqiu, Kuka, Rexhepi, Hyseni, Jashari, Shaqiri, Asani, Dajaku, Karahoda, Qerkini, Shala.  Kryetrajner: Bekim Isufi

Gjyqtarë: Erdall Zasella, Granit Hyseni, Meriton Berisha, Kreshnik Vula

Stadiumi: “Përparim Thaçi” – Prizren

Trepça – Vushtrria 2-4

Përfundon ndeshja

90+4′ Gol – Nertil Hoxhaj (Vush) realigon golin e katërt për skuadrën mysafire 2-4.

82′ Goool… Ardian Neziri gjuan bukur nga largësia dhe ngushton epërsinë në 2-3.

65′ Goool… Bashkim Shala (Vush) realizon pas dy tentimeve për ta ngritur epërsinë në 1-3.

55′ Goool… De Souza (Vush) ka realizuar me kokë, pasi u shërbye bukur brenda zonës nga Eri Lamçja 1-2.

Starton pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë

40′ Jasmin Raboshta (Vush) gjuan brenda zonës, por pingulja i mohon golin.

28′ Gol – Eri Lamçja (Vush) gjuan me kokë dhe realizon për ta barazuar rezultatin, 1-1.

18′ Gol – Trepça kalon në epërsi me golin e shënuar nga Veton Shabani.

06′ Bashkim Shala (Vush) tenton nga jashtë portës, por pret në dy kohë Sillas Opoku.

05′ Eri Lamçja (Vush) gjuan brenda zonës, por godet pingulen.

Ka nisur ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Trepça: Opoku, Ibrahimi, Rashani, Kelmendi, Neziri, Koca, Voca, Thaqi, Shabani, Gucati, Mustafa.  Kryetrajner: Sheremet Isufi

Vushtrria: Manxholli, Halimi, Lushaku, Izmaku, Maxhuni, Muqaj, Shala, Dervishaj, Vinicius, Raboshta, Lamçja.  Kryetrajner: Fitim Llapashtica

Gjyqtarë: Visar Kastrati, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Besfort Kasumi

Stadiumi: “Adem Jashari” – Mitrovicë

-->