Mbyllen ndeshjet e sotme në Ligën e Evropës, 14 skuadra sigurojnë kalimin tutje

Futboll 03 Dhjetor 2020 23:17

Janë mbyllur edhe 12 ndeshjet e fundit për mbrëmjen e sontme në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.

Befasitë nuk munguan as sonte, ku vlen të përmendet Napoli, i cili barazoi 1:1 si mysafir i AZ Alkmaarit.

Arsenali fitoi bindshëm 4:1 ndaj Rapid Viennës, teksa Benfica shkatërroi Lech Poznanit me rezultat 4:0.

Image

Fitore regjistroi edhe Roma duke mposhtur Young Boysin me rezultat të pastër, 3:1.

Real Sociedadi barazoi 2:2 në shtëpi me Rijekën, Bayer Leverkuseni fitoi 2:3 si mysafir i Nices.

Vlen të përmendet se 14 skuadra janë kualifikuar deri më tani në fazën 1/32 të finales së Evropës.

Image

-->