Mbyllen pjesët e para: Drita – Drenica, Llapi – Arbëria, Besa – Feronikeli

Futboll 24 Tetor 2020 14:46

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e ditës së sotme të xhiros së tetë në Superligë.

Në 15 minutat e pauzës me epërsi ka shkuar Drita që ka rezultatin 3:0 ndaj Drenicës.

Golat për gjilanasit i realizuan Bujar Shabani (2’), Hamdi Namani (20’) dhe Kastriot Rexha (44′).

Në takim shumë interesant, Llapi falë golit nga penaltia të Mentor Zhdrellës, pas pjesës së parë po fiton 1:0 nda Arbërisë.

Në anën tjetër, Besa dhe Feronikeli e kanë mbyllur pjesën e parë në barazim 0:0./Insporti.com

-->