Mbyllen pjesët e para në dy takimet e Superligës, këto janë rezultatet

Janë mbyllur pjesët e para në dy takimet që po zhvillohen në Klinë dhe Prishtinë, transmeton Insporti.
Të dy ndeshjet, Flamurtari – Ballkani, dhe Dukagjini – Feronikeli mbyllen pjesën e parë pa gola dhe më shumë pak raste shënimi.
Në takimin që po zhvillohet në kryeqytet, rastin më të mirë e kishte Jetmir Topallin, në minutën e 28-të, ku u gjenden i vetëm me portierin Nika po gjyqtari anësor sinjalizoi për pozitë jashtë-loje.
Të dy takimet janë të vlefshme për javën e 24-të në Superligën e Kosovës, me Ballkanin që synon ta rikthej pozitën e liderit të klasfikimit.
Formacionet zyrtare
Flamurtari: Nika, Kabashi, Zeqaj, Maxhuni, Dumani, Bruqi, Hasanaj, Shala, Kelmendi, Krasniqi, Maliqi.
Ballkani: Ruxhi, Berisha, Prekazi, Krasniqi, Potoku, Kuç, Gashi, Hoxha, Baftiu, Topalli, Daku.
Takimi zhvillohet në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë.
Dukagjini: Muhaxhiri, Shala, Basriu, Palushaj, Syla, Mustafa, Dushi, Doshlaku, Mulaj, Milicaj, Merlaku.
Feronikeli: Troshupa, Berisha, Thaqi, Loshaj, Hoxha, Millaku, Dabiqaj, Da Silva, Kullaj, Hoti, Gbowa.