Mbyllen pjesët e para në takimet e Superligës, këto janë rezultatet
Futboll
14 Qershor 2020
17:49

Janë duke u zhvilluar dy takimet e fundit të javës së 24-të në IPKO Superligën e Kosovës, transmeton Insporti.
Në stadiumin “Ismet Shabani”, Gjilani është në epërsi komode prej 2 golave ndaj Ferizajit. Sfida u zhbllokua qysh në minutën e dytë ku mysafirët kaluan në epërsi përmes Gerhard Prognit.
Goli i dytë erdhi në minutën e 31-të, ku shënoi Nikac.
Ndërkohë në sfidën tjetër që po zhvillohet në Mitrovicë, Drita është duke udhëhequr 1-0 ndaj Trepçës 89, fal një goli maestral nga Xhevdet Shabani (17).
Me një fitore eventuale Drita do të rikthehet në vend të parë, duke qenë se momentalisht gjendet në pozitën e dytë ku ka një pikë më pak se Prishtina./Insporti.com/