Mbyllen pjesët e para të dy ndeshjeve të Superligës

Futboll 20 Tetor 2021 13:46

Sot po zhvillohen dy ndeshjet e radhës së Superligës së Kosovës, shkruan Insporti.

Në Gjilan, rezultati edhe pas pjesës së parë është 0-0.

Përkundër se kishin mundësi të shënonin nga kundërsulmuet, gjilanasit nuk arritën ta gjejnë golin.

Në minutat e fundit ishte Kuka ai që ishte shumë afër t’i ndryshonte shifrat por nuk arriti të shënonte, sepse normalisht aty u gjend Koliqi.

Rezultati pas 45 minutave të parë Gjilani 0-0 Drenica.

Teksa, gola nuk janë shënuar as në Klinë, atje ku Dukagjini po pret Ballkanin.

Rezultati pas 45 minutave të parë Dukagjini 0-0 Ballkani.

Të dy skuadrat janë duke garuar për titull këtë edicion, kanë vetëm një synim që është të arkëtojnë pikët e plota.

/Insporti.com

-->