Mbyllet derbi i javës së 14-të mes Llapit dhe Prishtinës, ja rezultati

Pas dy takimeve të djeshme, java e 14-të e Superligës së Kosovës në futboll vazhdon edhe sot me dy takime shumë interesante, shkruan Insporti.
Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Llapi i Tahir Batatinës është nikoqir i Prishtinës.
Llapi gjendet në fund të tabelës dhe kërkon pikët për largim nga zona e kuqe, ndërkohë Prishtina është në ndjekje të rivalëve, Dritës dhe Ballkanit në krye të klasifikimit.
Takimi tjetër i ditës luhet në Mitrovicë, ku Trepça ’89 është nikoqire e Besës.
Llapi 0–2 Prishtina
Mbyllet ndeshja.
Leotrim Kryeziu dyfishon epërsinë e Prishtinës në minutën e fundit të takimit.
Endrit Krasniqi kalon Prishtinën në epërsi në minutën e 75-të takimit.
Mbyllet pjesa e parë pa gola në stadiumin “Zahir Pajaziti”
Ahmend Januzi ka humbur penalltin në minutën e 11-të, ku goditja e tij shkoi në shtyllë.
Formacionet zyrtare:
Llapi: Hoffman/ Emini, Prençi, Idrizi, Maliqi, Shabani, Ar.Ramadani, Zhdrella, Veliu, Selmani, Januzi
Prishtina: Haxho/ B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, E.Krasniqi, Abazi, Mankenda, Kryeziu

Trepça ’89 3–2 Besa
53′ Sebastian Marques (Bes) realizon nga penaltia dhe ngushton rezultatin 3-2.
Mbyllet pjesa e parë
25′ GOOOL! Përsëri Darwish Supergoool
22′ GOOOL! 89-shi shënon përsëri, këtë herë me anë të Darwish
04 Sadat Berisha (T’89) gjuan me kokë pas harkimit të Muharrem Jasharit dhe realizon për 1-0.
Trepça ’89: Prince, Kacar, Okonwo, Berisha, Ard.Muja, Jashari, Namani, Darwish, Avdyli, Shala, Arb. Muja.
Besa: Kolaj, Sekic, Ajdini, Mateos, Xhaka, Halili, Sheqerolli, Lucas, Brruti, Krasniqi, Tahiri.