Mbyllet drama në stadiumin “Agim ramadani” – skuadra e Ismet Munishit merr fitoren e dytë radhazi

Futboll 29 Shtator 2021 17:15

Ka përfunduar kreyndeshja e ditës së sotme, ajo mes Gjilanit dhe Llapit, e luajtur në kuadër të xhiros së shtatë në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra e Gjilanit e ka mposhtur Llapin me përmbysje rezultati nga 0-1 në 2-1.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan, golat për ekipin e Ismet Munishit i realizuan Gerhard Progni (65’) dhe Armend Halili (87’), kurse golin e vetëm për llapjanët e shënoi Francisko Rivera (19’).

GOLAT:

Skuadra e Llapit luajti me 10-të lojtarë në fushë prej minutës së 64’, pasi Kushtrim Shabani u ndëshkua me karton të kuq.

Kurse dhe Gjilani mbeti me një futbollist me pak në fushë prej minutës së 83’, pasi Muhamed Dubova u përjashtua nga loja me karton të kuq.

Pas kësaj fitorje, Gjilani renditet i treti me 12 pikë, kurse Llapi mbetet i fundit me 2 sosh

-->