Mbyllet kryendeshja e sotme, Drita triumfon ndaj Prishtinës
Futboll
20 Mars 2022
15:29

Sot në kuadër të xhiros së 26’të të Superligës së Kosovës, u zhvillua derbi mes Dritës dhe Prishtinës, shkruan Insporti.
Drita arriti të triumfojë me rezultat 2:0, me golat e Marko Simonovskit dhe Princ Balde.
“Intelektualët” kaluan në epërsi në minutën e 48-të me golin që e shënoi Marko Simonovski.
Ndërsa, golin e dytë ndaj Prishtinës e realizoi Princ Balde, i cili realizoi me kokë në minutën e 81-të falë intervenimit jo të mirë të Gledi Micit.
Pas kësaj fitore, gjilanasit e shohin veten në pozitën e tretë me 46 pikë, ndërsa kryeqytetasit në vendin e gjashtë me 32 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Drita udhëton te Ulpiana, ndërsa Prishtina e pret Llapin.
/Insporti.com