Mbyllet pa gola pjesa e parë e derbit, Llapi – Gjilani

Futboll 28 Nëntor 2021 13:30

Ka përfunduar pa gola 0-0 pjesa e parë e derbit të javës së 16-të në Superligën e Kosovës mes Llapit dhe Gjilanit, shkruan Insporti.

Llapjanët janë duke kaluar nëpër një formë të mirë, teksa kanë regjistruar katër fitore radhazi dhe renditen në pozitën e pestë me 24 pikë.

Kurse, gjilanasit vijnë pas dy fitoreve radhazi.

Insporti ju mban të informuar lidhur me rezultatin.

-->