Mbyllet pjesa e parë, Bayern Munich “po shkel” Lazion e Vedat Muriqit
Futboll
23 Shkurt 2021
21:14

Është duke u zhvilluar takimi i parë i duelit Lazio – Bayern Munich, në raundin e parë të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, transmeton Insporti.
Bayern Munich ka kaluar në epërsi në minutën e 10-të me anë të Robert Lewandowskit, pas një gabimi në mbrojtje nga ana e Lazios.
Gjermanët kanë dyfishuar epërsinë përmes 17 vjeçarit, Jamal Musiala, i cili shënoi pas asistimit të Leon Goretzkas.
Bayern Munich ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Lazios, këtë radhë me anë të Leroy Sane, i cili shënoi nga topi i kthyer pas goditjes së Kinglsey Coman.