Mbyllet pjesa e parë e derbit, Drita – Prishtina – ky është rezultati

Futboll 20 Mars 2022 14:19

Drita dhe Prishtina po takohen në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 26-të në BKT Superligën e Kosovës, ku pjesa e parë është mbyllur me rezultat të bardhë 0-0.

Takim po zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Ekipi i Ardian Nuhiut vjen në këtë ndeshje me formë jo të mirë, pas dy humbjeve dhe dy barazimeve radhazi, por synon t’i kthehet fitores për të mos rrezikuar pozitën që i dërgon në Evropë.

Ndërsa, Prishtina rikthyer formën në ndeshjet e fundit duke marrë dy fitore radhazi në kampionat dhe duke eliminuar Ballkanin në Kupë.

-->