Mbyllet pjesa e parë e takimit Gjilani – Ulpiana
Futboll
06 Mars 2022
13:47

Superliga e Kosovës po vazhdon sot me tri takime interesante, që zhvillohen në kuadër të javës së 23’të të Superligës së Kosovës, shkruan Insporti.
SC Gjilani pjesën e parë ndaj Ulpianës e ka mbyllur pa gola, 0-0.
Kjo është ndeshja e 35’të e Ismet Munishit në krye të Gjilanit.
Skuadra e Ismet Munishit vjen në këtë sfidë pas barazimit 2-2 me Prishtinën, derisa Ulpiana pas një fitore të madhe 3-1 ndaj Drenicës.
Ulpiana është skuadra e vetme që i ka shkaktuar humbje këtë edicion Gjilanit, ku vendasit synojnë që sot të hakmerren për atë disfatë të 19 shtatorit.