Mbyllet pjesa e parë e takimit Zvicër – Kosovë

Futboll 29 Mars 2022 18:48

Me rezultat 0-0, Përfaqësuesja e Kosovës mbylli pjesën e parë të takimit ndaj Zvicrës, në ndeshjen që po zhvillohet në kuadër të miqësoreve të muajit mars.

Përkundër rasteve që pati, Kosova nuk arriti të realizonte, shkruan Insporti.

Rasti më i rrezikshëm ishte ai i minutës së 32-të, kur Zymer Bytyqi krosoi nga e majta, ndërsa Valon Berisha goditi saktë me kokë. Por portieri i Zvicrës me mund e dëboi topin.

Lexo edhe:

https://insajderi.org/dardanet-me-mesazh-per-andi-zeqirin-tregtar-pazargji-i-nates-tradhtar-i-kombetares%ef%bf%bc/?fbclid=IwAR36YkgajpwObHnjybrhTEJCfiuLSw0YC3x4RB5VKjH5MsAoaG0KP8bW_0w

Rasti më i rrezikshëm nga “Helvetikët” erdhi pikërisht nga Xherdan Shaqiri, i cili goditi nga distanca por topi i këtij të fundit u ndal nga Aro Muriç.

Takimi po luhet në stadiumin “Letzigrund Stadion” në Cyrih. Kjo është hera e parë që Dardanët luajnë me Helvetikët.  

Lexo edhe:

https://insajderi.org/xhaka-e-shaqiri-perqafuan-lojtaret-e-kosoves-para-ndeshjes-video%ef%bf%bc/?fbclid=IwAR3BWcLGdyTSfjSc6gVI6v3AKSGgmTBzaddE5pW1BSWSUz-KOX8_11ElbwE

/Insporti.com

-->