Mbyllet pjesa e parë në derbin Inter – Milan, ky është rezultati momental

Futboll 17 Tetor 2020 18:18

Është duke u zhvilluar “Derby della Madonnina” në mes të Interit dhe Milanit në kuadër të javës së katërt në Serie A, transmeton Insporti.

Ky derbi është njëri nga më interesantit në dekadën e fundit, me dy ekipet që janë në formë të mirë këtë sezon.

Ibrahimovic ka shënuar golin e parë të takimit në minutën e 12-të. Goli erdhi pas një penalltie të pritur fillimisht nga Handanovic, por që nga topi i kthyer më i shpejti u tregua 39 vjeçari që e çoi topin në rrjet.

Ibrahimovic ka dyfishuar epërsinë e Milanit në minutën e 16-të, pas një harkim perfekt nga Rafael Leao.

Romelu Lukaku ka ngushtuar epërsinë e Milanit, duke shënuar nga afërsia në minutën e 28-të.

-->