Mbyllet pjesa e parë në takimin Drita – Ferizaj, ky është rezultati
Futboll
19 Qershor 2020
17:51

Kanë përfunduar 45 minutat e parë në takimin e parë të javës së 25-të në Superligën e Kosovës, transmeton Insporti.
Lideri i IPKO Superligës, Drita është nikoqir i Ferizajit në stadiumin “Selami Osmani – Bezi” në Gjilan.
Rezultati është 0-0 me Dritën e cila ka dominuar takimin por me pak raste shënimi. Mysafirët janë duke aplikuar lojë defanzive duke tentuar kundërsulmin.
Drita ka 49 pikë për momentin, vetëm dy më shumë se Prishtina që është në pozitën e dytë.
Ferizaj po kalon në një formë të dobët dhe për momentin gjendet në zonën e kuqe, saktësisht në pozitën e 10-të.
Ata pas 24 ndeshjeve kanë 25 pikë. Katër pikë është larg pozita që do ta shpëtonte ‘Ujqit’.