Mbyllet pjesa e parë – rezultat i mirë për Kosovën

Kombëtarja 07 Gusht 2019 21:25

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit ndërmjet Kosovës e Britanisë së Madhe.

Kombëtarja e Kosovës ka bërë më mirë në çerekun e dytë, duke e ngushtuar epërsinë e britanikëve, transmeton Insporti

“Dardanët” nga disavantazhi 10:15 në çerekun e parë, e kanë ngushtuar epërsinë e Britanisë së Madhe në vetëm një pikë.

Çereku i dytë i ndeshjes përfundoi me rezultat 27:28.

Kjo ndeshje është e vlefshme për fazën parakualifikuese të “EuroBasket 2021”. /Insporti.com/