Mbyllet takimi, Gjilani barazon me Prishtinën

Futboll 27 Shkurt 2022 15:28

Xhiroja e 22-të e BKT Superligës së Kosovës solli derbin me Prishtinës dhe Gjilanit, derbi ky që u mbyll pa fitues, me rezultat 2:2, shkruan Insporti.

Gerhard Progni kaloi i pari Gjilanin në avantazh në minutën e 24-të të takimit nga pia e bardhë e penalltisë. Pas më shumë se një ore lojë, Arbër Prekazi dyfishoi epërsinë në të mirë të Gjilanit.

Prishtina nisi të kthehej në lojë në minutën e 79-të kur John shënoi nga afërsia.

Në minutën e parë shtesë mesfushori, Endrit Krasniqi me një super gol nga goditja e lirë barazoi shifrat dhe vendosi epilogun përfundimtar.

Dy skuadrat janë përballur dy herë këtë edicion dhe që të dyja takimet kanë përfunduar baras me rezultat 1-1.

Gjilani mbetet i dyti me 43 pikë, dy më pak se Ballkani. Prishtina është e gjashta me 26 pikë.

-->