Mbyllet takimi Kosovë – Estoni në Prishtinë, ja rezultati

Kombëtarja 18 Shtator 2020 21:00

Ka përfunduar takimi kualifikuese i Kampionatit Evropian “Anglia 2021”, mes Kosovës dhe Estonisë për femra, shkruan Insporti.

Kosova ka shënuar fitore të lehtë 2-0 ndaj Estonisë duke shkuar në kuotën e 9 pikëve në grupin A.

Vashat tona kaluan fillimisht në epërsi në minutën e gjashtë ku pas një depërtimit të mirë të Erleta Mehmetit, Kaltrina Biçkaj arriti ta mposhte Korke nga afërsia.

Kombinimi i njëjtë u shfaq edhe tek goli i dytë ku punën më të madhe e kreu Erleta Mehmeti dhe përsëri shënoi Kaltrina Bickaj në portën bosh.

Në pjesën e dytë nuk pati gola por Kosova e dominoi takimin dhe shfaqi një maturi fantastike për t’i arkëtuar pikët e plota./Insporti.com/

-->