McGregon kërkoi rimeç, përgjigjet Mayweather

Boks 09 Mars 2019 18:00

Të mërkurën e kaluar, Conor McGregor, ish-kampioni në UFC në peshat e lehta dhe të mesme, publikoi një postim në rrjetet sociale duke thënë se një rimeç me Floyd Mayweatherin “do të ishte interesant, padyshim.”

Në të njejtin postim, ai shtoi se pati mundësi shumë të mirë ta fitonte ndeshjen, por mori një vendim të gabuar në një pikë gjatë rundit të tetë, transmeton Insporti.

Sidoqoftë, në një intervistë për “TMZ”, Mayweather ka lënë të nënkuptohet se nuk është shumë i interesuar për një rimeç me irlandezin.


“Të gjithë duan një rimeç me mua. Mos u shqetësoni për këtë,” tha ai.

Është raportuar se Mayweather dhe McGregor përfituan 130 milionë dollarë të dy, derisa 100 milionë, nga kjo shumë, i takuan të parit.

“Të gjithë kanë për të thënë diçka, nuk shqetësohem për këtë. Unë tashmë ka fituar rreth një miliard,” përfundoi amerikani. /Insporti.com/