McGregor befason botën e sportit me fjalët për babain e Khabibit

Sporte luftarake 03 Korrik 2020 22:19

Ylli irlandez i arteve marciale, Connor McGregor është deklaruar rreth lajmit për vdekjen e Abdulmanap Nurmagomedov, transmeton Insporti.

Kujtojmë që sot gjatë ditës u bë publik lajmi për vdekjen e Abdulmanap Nurmagomedov, babai i ylli të UFC-së Khabib, i cili u sëmurë rëndë pas infektimit me coronavirus.

McGregor ka përdorur llogarinë e tij personale në “Twitter” për të shprehur ngushllime duke thënë se një babë, trajner dhe përkrahës i sportit ka ndërruar jetë.

” Humbje e madhe e një babai, trajneri dhe përkrahësi të dedikuar të këtij sporti. Ngushllime dhe uroj që të prehesh në paqe Abdulmanap Nurmagomedov”.

Abdulmanap, i cili njihet si trajner legjendar në artet e përziera marciale, kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore që nga muaji maj.

Connor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov nuk kanë pasur gjithmonë raporte të mira por këtë herë nuk ka munguar dashamirësia nga ana e irlandezit 32 vjeçar./Insporti.com/

-->