McGregor befason tifozët me reagimin ndaj Mike Tysonit

Sporte luftarake 30 Korrik 2020 09:22

Mike Tyson ka qenë në qendër të vëmendjen në botën e boksit që kur lajmëroi se do të dilte nga pensionimi për zhvillimin e disa meçeve për bamirësi.

Ai tani ka arritur marrëveshje për të luftuar kundër Roy Jones Jr më 12 shtator, ndërsa Tyson ka qenë duke shkuar nëpër programe të ndryshme televizive për ta promovuar këtë meç.

Në mesin e promovimeve, Tyson u pyet për luftëtarin e arteve të përziera marciale, Conor McGregor, i cili kishte debutuar edhe në boks me meçin kundër Floyd Mayweather.

“Do ta zhdëpja mirë”, tha 54-vjeçari kur u pyet për një meç kundër McGregorit.

E duket se me këtë deklaratë pajtohet edhe vetë Conor McGregor, i cili jo vetëm që e ka pëlqyer postimin, por edhe e ka shpërndarë atë në rrjetet e tij sociale.

Tyson u bë kampioni më i ri në moshë në botë në peshat e rënda kur ishte 20 vjeç, pasi e nokautoi Trevor Berbickun në vitin 1968.

Tyson ka kohë që është duke u përgatitur për t’u kthyer në ring dhe këtë e ka dëshmuar përmes videove në rrjetet sociale ku ka shfaqur formë mbresëlënëse fizike.

-->