McGregor – Nurmagomedov përfitime marramendëse

Boks 06 Tetor 2018 08:35

McGregor ka qenë fytyra e UFC për shumë kohë, megjithatë së fundmi nuk ka qenë aktiv.

Dyluftimi i fundit i skocezit ishte në një sport tjetër, atë të boksit, kur ai u përball me Floyd Mayweather.

Nurmagomedov në anën tjetër është prej më të mirëve momentalisht, gjë që lë të kuptojë se ndeshja do të jetë prej më të mirave që ka parë UFC.

Mirëpo, anash kësaj, vëmendje tërhoqi shuma e madhe të cilën sportistët do ta fitojnë.

McGregor ka thënë se ai pret që të fitojë deri në 55 milionë euro. Ai madje ka kujtuar kohërat kur shifrat që fitonte ishin shumë më të vogla, shkruan Lajmi.net.

“Kujtojë kohën kur u përballa me Nate Diaz. Në lojë ishin 20 mijë dollarë. Loja tashmë është ngritur në një nivel tjetër” ka thënë skocezi.

Këtë dyluftim pritet që ta ndjekin nga afër edhe yjet më të mëdhenjë të botës.