McGregor publikon datën e meçit

Sporte luftarake 09 Nëntor 2019 14:03

Audie Attar, menaxheri i Conor McGregor, ka bërë me dije se brenda pak ditësh do të bëjë publike emrin e rivalit me të cilin do të përballet irlandezi, më 18 janar të vitit 2020. Nga Moska, ish-kampioni i dyfishtë i botës, bëri me dije vetëm  datën e rikthimit në kafaz, por jo emrin e rivalit. Sfida e fundit e McGregor daton në tetor të 2018-ës, kur u mund nga Khabib Nurmagomedov, në eventin UFC-229.

“Kemi biseduar me UFC-në dhe kemi rënë dakord që Conor të duelojë më 18 janar. Madje kemi rënë dakord edhe për rivalin. Marrëveshja do të mbyllet së shpejti dhe brenda pak ditësh do ta bëjmë publike atë”, tha Attar.

I pyetur për emrin e rivalit, ai përmendi se kandidati i parë është Donald Cerrone. “Cerrone është i dashur nga fansat e këtij sporti dhe e meriton një duel të tillë. Gjithsesi, të shohim. Conor ka në plan që të zhvillojë 3 duele në kafaz gjatë vitit 2020”, tha Attar.