Me 13 lojtarë të pranishëm, Giresse mban stërvitjen e parë me Përfaqësuesen e Kosovës

Futboll 21 Mars 2022 19:40

Nën udhëheqjen e trajnerit të ri të Kosovës, ‘Dardanët’ po mbajti stërvitjen e parë para ndeshjeve miqësore të marsit në stadiumin “Fadil Vokrri”

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, të pranishëm ishin 13-të futbollistë nën urdhrat e përzgjedhësit të ri, francezit Alain Giresse.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse e ka mbajtur sot konferencën e parë për media para dy ndeshjeve miqësore të këtij muaji kundër Burkina Fasos, më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kundër Zvicrës, më 29 mars në Cyrih.

Trajneri i Përfaqësueses sonë ka folur rreth përgatitjeve për këto dy takimet dhe listën e lojtarëve që ka ftuar.

/Insporti.com

-->