Me 7 dhoma gjumi dhe garazh për 20 makina, shtëpia e re e Neymar kushton 3 milionë euro

Sportbizz 27 Dhjetor 2021 18:24

Anëtari i PSG ka blerë një vilë të re, në atdheun e tij në Brazil, dhe kjo vilë mund të jetë ëndërr për shumë njerëz, përcjell lajmi.net.

Me shtatë dhoma gjumi, një fushë tenisi, një pishinë, një garazh për 20 makina dhe një ashensor panoramik, shtëpia ultra luksoze e Neymar futet në garë për më të mirën nga yjet e futbollit.

Vila e Neymar ka lokacionin në Alphavile, afër qytetit të Sao Paulo në Brazil.

Më poshtë mund të shihni disa nga pamjet e shtëpisë së re të Neymar. 

-->