“Me djersë dhe argëtim” – stërvitjet intensive të Shefat Isufi

Boks 07 Mars 2019 11:23

Shefat Isufi do ta ketë rastin ta zgjerojë edhe më shumë popullaritetin e tij, me një fitore potenciale kundër britanikut, Billy Joe Saunders.

Meçi mes boksierit nga Tërrnoci dhe Saunders do të zhvillohet në “Wembley”, më 13 prill dhe është i vlefshëm për titull bote “WBO”, në kuadër të peshave super të mesme, transmeton Insporti.

Isufi ka një rekord impresiv me 27 meçe të fituara, tre të humbura dhe dy barazime.

Para duelit me 'bishën' britanike, Shefat Isufi tregon detaje nga stërvitjet intensive

I renditur në vendin e 33-të në ranglistën botërore ku bëjnë pjesë 1285 boksierë, ai përfaqëson ndërkombëtarisht Gjermaninë.

29-vjeçari po përgatitet intensivisht para duelit të muajit të ardhshëm, derisa me anë të llogarisë në Facebook, ai ka treguar se sa shumë po i shijon përgatitjet.

“Stërvitja është e mrekullueshme. Me djersë dhe argëtim,” ka shkruar ai. /Insporti.com/